PIQUE TREGON DETAJE TË BISEDAVE TË PARA ME SHAKIRAN

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka bërë publike bisedën që “shkriu akujt” me Shakirën, që më vonë do të bëhej bashkëshortja e tij.

“Për herë të parë Shakirën e takova në Madrid në xhirimet për klipin e këngës ‘Ëaka Ëaka’ përpara Botërorit të 2010-s dhe aty i mora numrin”, nis rrëfimin e tij Pique.

“Ajo mbërriti në Afrikën e Jugut përpara nesh (skuadrës spanjolle) sepse do të këndonte në ceremoninë hapëse. I dërgova një mesazh dhe e pyeta se si ishte koha sepse do të shkonin pas disa ditësh”, tregon mbrojtësi mesazhin e parë që i kishte dërguar këngëtares.

“Kjo ishte një nga ato pyetjet idiote që ju bëni dhe normalisht që prisni përgjigje të tipit ‘është ftohtë, merr një xhup’. Por, ajo shkroi një paragraf të tërë, duke më treguar në detaje temperaturën për gjatë gjithë ditës”, tha Pique.

Mbrojtësi tregon edhe reagimin kur pa mesazhin që i kishte kthyer këngëtarja seksi.

“Përgjigjja aq e detajuar më la të kuptoja se kishte diçka. Ne komunikuam me mesazhe gjatë gjithë Botërorit, por e vetmja mundësi për ta takuar ishte në finale pasi ajo do të performonte në ceremoninë përmbyllëse. I thash që nëse do të arrinim finalen, do ta takoja dhe kështu u bë. Aty ishte hera e dytë që e takova, pasi përfundoi ndeshja sigurisht”, e mbyll rrëfimin Pique.

SHIKO MË SHUMË

Selin Bollati feston ditëlindjen e 24-të, DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar ditëlindjen...

Dy duart e fashuara e këmbën e thyer, e bija tregon për gjendjen e Sinan Vllasaliut pas aksidentit

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik. Vajza e tij, Edona,...

Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë

Vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta, ka përjetuar ndjesinë më të ëmbël. Ajo është bërë nënë...