Petkoviq për Krishtlindje vjen në Kosovë

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të jetë në Kosovë me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, njoftoi zyra e tij.

Këtë herë vizita do të nisë në Zveçan, ku me të mbërritur do të marrë pjesë në ndezjen e pemës së Krishtlindjes në portën e kishës së Shën Gjergjit.

Më pas Petkoviq do të shkojë në Mitrovicë, për të marrë pjesë në ndezjen e pemës së Krishtlindjes para kishës së Shën Dhimitrit, pas së cilës do t’u drejtohet qytetarëve të mbledhur aty.

Të premten, më 7 janar, ai do të vazhdojë vizitën në Priluzhje, raporton Kossev.

Sipas agjendës së publikuar, Petkoviq do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes në manastirin e Graçanicës.

Më pas ai do të vizitojë fshatin Prekovc të komunës së Novobërdës, dhe do të përfundojë këtë vizitë në fshatin Pasjanë të komunës së Gjilanit

SHIKO MË SHUMË

Sot varroset Xhemë Kadriut që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27...

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...