Përplasje mes pesë automjeteve në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen dy persona

PUBLIKUAR

Një aksident mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën rajonale Ferizaj-Kaçanik, ku të përfshira ishin katër automjete me targa vendore dhe një me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, janë lënduar dy persona.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, më 03.07.2025, rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Ferizaj -Kaçanik (rreth 2 km në dalje të Kaçanikut), ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë pesë automjete – katër me targa vendore dhe një me targa të huaja (të Maqedonisë së Veriut). Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Veseli për Klankosova.tv

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante si dhe autoambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të trafikut rrugor.

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....