Përparim Rama njofton se ka nënshkruar një vendim për çështjen e qenve endacakë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e trajtimit të qenve endacakë, raporton Express

Rama ka shkruar në Facebook se në trajtimin e qenve endacakë përfshihet zënia, kontrolli, ushqimi, vaksinimi, identifikimi, sterilizimi, hospitalizimi dhe lëshimi.

“Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë. Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin. Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20. Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, problemi  i qenve endacakë është një prej çështjeve që i ka shqetësuar vazhdimisht banorët e Prishtinës dhe për të cilën kanë kërkuar zgjidhje./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...