Përparim Rama merr masat e para për rrugën “Muharrem Fejza”

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalur sot në terren për të parë nga afër punimet në rrugën e shumëpërfolur “Muharrem Fejza”.

Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ka njoftuar se rruga do të shtrohet fillimisht në zhavor pasi që punimet gjatë stinës së dimrit janë të pamundshme.

“Jemi duke u marrë seriozisht me çështjen e rrugës “Muharrem Fejza”! Meqenëse punimet nuk mund të vazhdojnë gjatë muajve të dimrit, kemi vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar banorëve qarkullimin.
Kemi filluar shtrimin me zhavorr të rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë” thuhet në njoftimin e Zogajt./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...