Përleshje fizike në Gjakovë, tre persona arrestohen – dy vajza përfundojnë në spital

PUBLIKUAR

Një përleshje fizike është raportuar mbrëmë rreth orës 21:52 në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjakovë, ku janë përfshirë pesë persona, përfshirë dy viktima femra dhe tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë përleshur fizikisht me dy viktimat, të cilat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka arrestuar menjëherë tre të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht me dy viktimat femra kosovare. Si pasojë, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

E rëndë/ Bie nga kati i tretë i një ndërtese, vdes 46-vjeçarja në Shtime

Një grua 46-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Shtime, pasi dyshohet se ka...

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, u vendosi 5 euro në dokumente policëve

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit në...

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...