Përhapja e variantit Delta Plus në Kosovë, deklarohet Lul Raka

PUBLIKUAR

Mikrobiologu Lul Raka, ka dhënë informacione për variantin Delta Plus të COVID-19 i cili është identifikuar në Kosovë së fundmi, raporton Gazeta Express.

Raka ka thënë se nuk ka nevojë për panik nga ky nënvariant, pasi që sipas tij armën kryesore për t’u mbrojtur nga ai (Vaksinën) e ka Kosova.

Raka ka thënë se 93% e personave të shtrirë në spitale në vend nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Në kohën e rritjes së numrit  të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim. Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo”, ka shtuar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

– Varianti Delta i koronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante. “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre. Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre.

– Nuk ka nevojë për panikë nga nënvarianti i ri, sepse armën më efikase të përballjes me të e kemi në duart tona – Vaksinën! Atë thjesht duhet ta shfrytëzojmë!

– Edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital.

– Në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital NUK kanë qenë të vaksinuar!

– Prej fillimit të pandemisë i kemi mësuar masat për parandalim, kontrollë dhe inspektim ndaj Covid-19, por shpesh nuk i kemi zbatuar në praktikë.

– Në kohën e rritjes së numrit  të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim.

– Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo.

– VAKSINOHU! NESËR MUND JETË SHUMË VONË!

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...