Përfundon takimi i ekipeve të Premierligës, s’ka shtyrje të ndeshjeve

PUBLIKUAR

Klubet e Premier Ligës kanë zgjedhur të mos shtyjnë asnjë ndeshje gjatë periudhës festive në fund të vitit, pavarësisht ndërprerjes së vazhdueshme të shkaktuar nga rastet e Covid-19.

20 klubet e ligës u takuan të hënën për të diskutuar se si mund të përballeshin me problemin pasi gjashtë ndeshje u shtynë për shkak të rasteve të Covid-19 gjatë fundjavës.

Shtyrja e një xhiroje gjatë Krishtlindjeve ishte një mundësi, transmeton Gazeta Express.

Asnjë votim nuk u zhvillua dhe kështu ndeshjet do të zhvillohen normalisht.

Pritej që java e 20-të e lojës, që fillon më 28 dhjetor, të shtyhej për të lehtësuar presionin mbi skuadrat e Premier League.

Në vend të kësaj, klubet janë këshilluar se nëse kanë 13 lojtarë në formë, plus një portier, ata duhet të zhvillojnë ndeshjet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...