Përfundon stinori vjeshtor, kjo është renditja në Superligë

PUBLIKUAR

Ka përfunduar zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Sot u zhvilluan edhe dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 18-të të elitës së futbollit kosovar.

Malisheva dhe Dukagjini u ndanë baraz 2:2, kurse Gjilani e mposhti në Suharekë Ballkanin me rezultat minimal 0:1, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Gjilani dimëron si kampion në Superligë me 35 pikë të grumbulluara, një më shumë se Drita dhe dy më shumë se Ballkani.

Në vendin e katërt gjendet Llapi me 29 pikë, i ndjekur nga Prishtina me 24 dhe Drenica me 23.

Pas tyre në vendin e shtatë vjen Malisheva me 19 pikë, një më pak se Dukagjini dhe Ulpiana.

Krejt në fund gjendet ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli me 11 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...