Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madh i nxënësve u larguan për shkak të përdorimit të telefonave

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se është përmbyllur me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore, duke vlerësuar lart organizimin dhe administrimin e këtij procesi të rëndësishëm për sistemin arsimor.

Sipas MAShTI-t, provimi është zhvilluar në 158 qendra testimi, ku maturantët janë sistemuar në gjithsej 1,335 salla.

Raportet nga komisionerët konfirmojnë se testi ka nisur në kohë dhe se nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara gjatë procesit.

Megjithatë, për shkak të përdorimit të pajisjeve të ndaluara – konkretisht telefonave të mençur – një numër i konsiderueshëm nxënësish janë përjashtuar nga testi.

“Për shkak të përdorimit të telefonave kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve”, ka njoftuar MASHTI.

AVONET: MAShTI bllokon monitorimin e maturës

Ministria ka bërë të ditur se një raport i detajuar do të publikohet javën e ardhshme, pas analizimit të të gjitha të dhënave nga kryetarët e qendrave të testimit.

MAShTI ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e provimit, duke përfshirë mësimdhënësit, administratën shkollore, inspektorët, Policinë e Kosovës dhe institucionet lokale që kanë kontribuar në këtë proces./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...

“Ja ku isha kur u dënua Cali”, Musliu-Shoshi rikthen prapaskenat

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kujtuar momentin kur ka protestuar pas momentit të...