Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta

PUBLIKUAR

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:48, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Muçibabë, ku për të dalë nga Kosova qytetarët po presin rreth 40 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 400 metra.

Pritje ka edhe në Merdare, ku për dalje nga Kosova koha e pritjes është rreth 30 minuta, me kolonë prej rreth 150 metrash, raporton IndeksOnline.

Në Dheu i Bardhë, pritjet janë rreth 20 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje, ndërsa kolonat arrijnë në rreth 200 metra.

Në Hani i Elezit, pritjet janë rreth 10 minuta.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë minimale dhe lëvizja e automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër (VIDEO)

Procesi i subvencionimit të teksteve shkollore ende është në fazën e aplikimit dhe verifikimit,...

Tentuan ta vrasin një person, Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim për dy persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...