Pedri e fiton çmimin “Djaloshi i Artë”

PUBLIKUAR

Pedri e ka fituar çmimin “Djaloshi i Artë” 2021, apo futbollisti më i mirë evropian nën moshën 21-vjeçare.

Ky çmim ndahet nga gazeta e njohur italiane “Tuttosport” dhe do t’i dhurohet mesfushorit të talentuar të Barcelonës dhe Spanjës në një ceremoni në Torino më 13 dhjetor, raporton Gazeta Express.

Pedri e shkroi historinë me këtë çmim, pasi u bë lojtari i parë që fiton me një dallim të madh në vota, mbi 200 sosh.

Ai e la mbrapa talentin e Borussia Dortmundit dhe ta Anglisë, Jude Bellingham.

Pedri i fitoi 318 vota, ndërsa Bellingham 119.

Spanjolli bëhet lojtari i parë i Barcelonës që e fiton këtë çmim që prej Lionel Messit.

Pedri u shpreh i lumtur që e fitoi këtë çmim, duke e falënderuar Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle.

“Jam mirënjohës ndaj Tuttosportit për këtë çmim për të cilin jam krenar”, tha Pedri.

Pedri e kishte një vit të paharrueshëm plot ndeshje futbolli.

Në moshën 18-vjeçare, Pedri i zhvilloi plot 73 ndeshje gjatë vitit të fundit për Barcelonën dhe Spanjën dhe Spanjën U21. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...