PDK: Zvarritjet e pafundme e kanë kthyer procesin gjyqësor në Hagë në padrejtësi të institucionalizuar

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kjo vonesë e pajustifikueshme është një dëshmi e radhës e këtij procesi të stërzgjatur, i cili e ka humbur kuptimin e drejtësisë dhe është shndërruar në një proces të ndikuar nga kalkulimet politike.

“Shtyrja e fundit është një goditje tjetër ndaj besimit tonë në drejtësi dhe një padrejtësi e shtuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej rreth pesë vitesh e gjysmë po mbahen në paraburgim, duke ua shndërruar këtë masë në një dënim të heshtur të imponuar përmes vonesave të përsëritura”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se PDK i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe të mos lejojnë që ky proces të shndërrohet në një shembull të dështimit të drejtësisë ndërkombëtare.

“PDK mbetet e palëkundur në bindjen për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkon një vendim përfundimtar, pa vonesa të mëtejshme, i cili do të mundësojë rikthimin e tyre në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë: Thyhet rekordi i 2021-ës për 10 mijë vota (VIDEO)

Në zgjedhjet e radhës që do të mbahen më 7 qershor të këtij viti,...

KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar...

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia: Po ndërmarrim veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e...