PDK dhe AKR bashkojnë forcat në Lipjan!

PUBLIKUAR

PDK- Lipjan ka njoftuar se sot u nënshkrua një marrëveshje për koalicion parazgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re në Lipjan.

“Kryetari i Degës së PDK-së, z. Shukri Buja, dhe kryetari i Degës së AKR-së, z. Bekim Kozhani, zyrtarizuan këtë bashkëpunim si një hap të guximshëm drejt fitoreve të mëdha për qytetarët e Lipjanit”, thuhet në komunikatë.

“Ky koalicion është më shumë se marrëveshje politike, është bashkim vlerash, vizioni dhe përkushtimi për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin prej kohësh. Ftoj të gjithë qytetarët, simpatizantët, strukturat dhe mbështetësit tanë që të mobilizohen fuqishëm. Tani është momenti për të bashkuar energjitë dhe për të nisur kapitullin e ri të udhëheqjes në Lipjan”, thuhet tutje.

“Ky koalicion është oferta më serioze, më përfshirëse dhe më e fuqishme politike për Lipjanin. Ekipi i fitores është gati: e ardhmja fillon sot”, thuhet po ashtu.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...