PDK dhe AAK arrijnë koalicion paszgjedhor në Kaçanik

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur koalicion paszgjedhor në komunën e Kaçanikut, shkruan Gazeta Express.

Këto dy parti kanë lidhur marrëveshje për të udhëhequr me Kaçanikun në katër vitet e ardhshme.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.

“Arrihet marrëveshja. Është arritur marrëveshja e koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës- dega në Kaçanik dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Për katër vitet e ardhshme AAK në Kaçanik do të jetë pjesë e qeverisjes sime lokale. Në takimin që pata me përfaqësuesit e kësaj partie, uruam për unitet e bashkëpunim për realizimin e projekteve dhe nismave në të mirë të qytetarëve. Suksese”, thuhet në njoftimin e tij. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...