Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID, rritet edhe numri i pacientëve të shtrirë në QKUK e spitale

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 100 pacientë, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, prej tyre, 70 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë post- COVID-19.

 

Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 28 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë me maskë oksigjeni

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...