Pas ndarjes së Beatrixit dhe Donaldit, Beniada ka disa fjalë

PUBLIKUAR

Në shtëpinë e famshme situatat janë tensionuar shumë midis çiftit Beatrix dhe Donald, të cilët duken më afër ndarjes se kurrë.

Kjo situatë arriti kulmin e saj kur Beatrix shprehu në dhomën e rrëfimit se ndihej se partneri i saj nuk ishte si në fillimet e tyre dhe gjërat kishin ndryshuar shumë midis tyre.

Ndërkohë, Donaldi u shpreh se veprimet e Trixës i kanë shkaktuar shumë bezdisje.

Kështu, gjatë ditës së sotme, aktori i humorit e ka patur të nevojshme të bisedojë me Beniadën lidhur me këtë situatë.

Ajo e ka këshilluar duke i thënë se me një vajzë si Beatrix duhet të ketë kujdes, pasi është shumë e ndjeshme dhe duhet të sillet si një psikolog.

“Mos flit me të tjerët për gjërat e tua personale me Trixën. Kur ka diçka, kape Trixen direct veç dhe pyete ‘Pse je kshu?’ ‘Pse je e mërzitur?’ ‘Hajde flasim bashkë’. Ose kape në fillim fare me shaka për ta çdramatizuar, pastaj nise bisedën e thellë.

Ajo është shumë e ndjeshme dhe shumë sensitive, duhet të bësh pak psikologun me të.”

Nga ana tjetër, Donaldi dukej i shqetësuar duke këmbëngulur se ishte munduar me këngëtaren por dhe ai “ka nevojë për psikolog për vete”

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...