Pas dy vitesh proces gjyqësor, babai i deputetit Veton Berisha shpallet i pafajshëm për akuzat e dhunimit

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur të pafajshëm Shaban Berishën, babain e deputetit Veton Berisha, i cili ishte arrestuar në dhjetor të 2023-ës nën dyshimet se kishte dhunuar një 23-vjeçare nga Shqipëria, e cila vuante nga problemet mendore.

Lajmin për vendimin e Gjykatës e ka bërë të ditur deputeti Veton Berisha, si dhe avokati Fanol Krasniqi.

Deputeti Berisha ka falënderuar avokatin Krasniqi për punën e tij, duke e cilësuar këtë periudhë 2 vjeqare si shumë të rëndë për familjen e tij.

“Faleminderit miku im i çmuar Avokat Fanol Krasniqi për profesionalizmin e treguar gjatë gjithë këtij procesi 2 vjeqar shumë të rëndë për mua, prindin tim dhe gjithë rrethin dhe familjen time! Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, drejtësia vonon por triumfon”, ka shkruar Berisha.

Ndërkaq avokati Fanol Krasniqi u shpreh se babi i deputetit Berisha ishte akuzuar padrejtësisht dhe se nuk është provuar asnjë fakt.

“Gjatë këtij procesi gjyqësor nuk është provuar asnjë fakt që ta lidhte z. Berisha me ndonjë vepër penale, por, është provuar vetëm fakti që arrestimi i tij nuk kishte asnjë bazë ligjore.

E vërteta është se z. Shaban Berisha nuk u arrestua sepse kishte kryer ndonjë vepër penale, por sepse është babai i deputetit Veton Berisha. Ky vendim i Gjykatës është një fitore e drejtësisë dhe dëshmi se e vërteta, sado që vonon, del në dritë”, ka shkruar avokati Krasniqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...