Pas Dani Alves, një tjetër futbollist pritet të rikthehet në Barcelonë

PUBLIKUAR

Bordi drejtues i Barcelonës vazhdon të punojë në përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar dimëror.

Këtë të premte, katalonasit njoftuan për rikthimin e Dani Alvesit, i cili nuk mund të regjistrohet deri në janar. Por, braziliani mund të mos jetë i rikthyeri i vetëm në Camp Nou.

Siç raportohet nga gazetari Pedro Almeida, Xavi Hernandez e dëshiron Thiago Alcantaran sërish në Barcelonë dhe mesfushori i Liverpoolit është i hapur për këtë opsion, transmeton Gazeta Express.

Viti i dytë i Thiagos në Liverpool po përshkruhet me probleme fizike. Një lëndim muskular e ka kufuzuar në vetëm 247 minuta lojë në shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në sezonin e parë në Anfield, mesfushori bëri 30 paraqitje dhe shënoi një gol.

Thiago ishte pjesë e Barcelonës deri në vitin 2013, prej ku u largua në drejtim të Bayern Munich. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...