Pas Australisë edhe Franca e paralajmëron Djokovicin

PUBLIKUAR

Novak Djokovicit do t’i ndalohet të luajë në grand slamin e ardhshëm French Open, siç qëndrojnë gjërat, pasi Ministria e Sportit e Francës njoftoi të hënën se personave të pavaksinuar pa përjashtim nuk do t’iu lejohet hyrja në vende publike.

Tenisti serb Djokovic, i cili nuk është i vaksinuar kundër Covid-19, u dëbua nga Australia të dielën një ditë para fillimit të turneut grand slam Australian Open, pasi gjykata e mbajti në fuqi vendimin për t’ia anuluar atij vizën, raporton Gazeta Express.

Ligji i Francës për pasaportën e vaksinës, i miratuar nga parlamenti të dielën, kërkon që njerëzit të kenë certifikatë të vaksinimit për t’u futur në vende publike, siç janë restorantet, kafenetë, kinematë apo trenat.

“Rregulli është i thjeshtë. Ky ligj do të vlejë për të gjithë, qoftë për spektatorë apo profesionistë të sportit”, thuhet në njoftimin e ministrisë franceze.

“Sa i përket Ronald Garrosit, ai zhvillohet në maj. Gjendja mund të ndryshojë deri atëherë dhe ne shpresojmë se do të jetë më e favorshme. Prandaj, do ta shohim, por nuk do të ketë përjashtim për askënd”, thuhet tutje nga kjo ministri.

Djokovici, të cilit iu ndalua pjesëmarrja në Australian Open, nuk ka pranuar assesi ta marrë vaksinën kundër Covid-19 dhe u kritikua pasi mori pjesë në ngjarje publike edhe pse i infektuar me koronavirus gjatë muajit të kaluar./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...