Parashikimi i motit për sot

PUBLIKUAR

Kjo javë do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave të herëpashershme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë mesatareve klimatike për këtë periudhë, ndërsa nga mesi i javës pritet rritje graduale e temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë.

Ndërkohë, nga dita e mërkurë deri të enjten parashihen kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu, shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkime rrufesh.

Sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12°C dhe 15°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 24°C dhe 27°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...