Pamje nga momenti kur çatia e shkollës në Prishtinë përfshihet nga zjarri

PUBLIKUAR

Mëngjesin e sotëm, çatia e shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri, raporton Express

Sipas policisë, dyshohet se shkaktar i zjarrit është oxhaku i ngrohjes së shkollës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se nuk është raportuar për të lënduar.

“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Express ka siguruar pamje nga momenti ku shihet tymi duke dalë nga çatia e shkollës.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...