Pamje: Mohamed Salahu i fiton zemrat e shumë tifozëve me gjestin ndaj Hakimit

PUBLIKUAR

Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është lartësuar nga tifozët pasi e ngushëlloi Achraf Hakimin në përfundim të çerekfinales së Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën.

Sulmuesi i Liverpoolit Salah u pa duke biseduar me mbrojtësin anësor të PSG-së, pasi faraonët e mposhtën 2:1 Marokun për një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, raporton Gazeta Express.

Sofiane Boufal e kaloi Marokun në epërsi herët në ndeshje përmes penalltisë, pasi Ayman Ashrafe kishte faulluar Achraf Hakimin në zonë.

Por Salah e barazoi rezultatin për Egjiptin duke e futur topin në rrjetë nga afërsia pas një topit të kthyer gjatë një rivënieje nga këndi.

Ylli i Liverpoolit më pas e gjeti sulmuesin Trezeguet, i cili e shënoi golin e triumfit.

Egjipti do të përballet me Kamerunin në gjysmëfinalen e së enjtes.

Hakimi ishte i pikëlluar pas eliminimit të Marokut dhe Salahu në vend se të festonte shkoi për ta ngushëlluar atë.

Kjo ka bërë që tifozët në rrjetet sociale ta lavdërojnë yllin egjiptian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...