Pamje ekskluzive: Njësia Speciale ia mësynë veriut, nga sot nuk kalon askush me targa KS

PUBLIKUAR

Nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është duke shkuar drejtë pikave kufitare në Veri për të monitoruar situatën.

Disa Blinda të Policisë janë rrugës për në pikat kufitare me Serbinë për të mbajtur rendin dhe për të zbatuar këtë urdhër.

Kjo mund të shkaktoj tollovi dhe trazira te qytetarët serb të veriut të Republikës së Kosovës.

Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS. /IndeksOnline/

LAJMI: https://indeksonline.net/pamje-ekskluzive-njesia-speciale-ia-mesyne-veriut-nga-sot-nuk-kalon-askush-me-targa-ks-4/

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë: Thyhet rekordi i 2021-ës për 10 mijë vota (VIDEO)

Në zgjedhjet e radhës që do të mbahen më 7 qershor të këtij viti,...

KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar...

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia: Po ndërmarrim veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e...