Paguajtën 9000 euro serbin për t’i dërguar në një shtet perëndimorë, kapen nga policia

PUBLIKUAR

Në Pikën Kufitare Dheu i Bardhë janë ndaluar tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë nga Kosova, që synonin të shkonin në një shtet perëndimorë. Sipas policisë ata po udhëtonin me një veturë me targa të Serbisë me drejtues po ashtu serb, njofton Klankosova.tv.

“Sipas viktimave destinacioni i tyre kishte qenë  një shtet perëndimor dhe për ti dërguar atje një të dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë i kishin paguar 9000 euro.” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet dhe nuk raportohet për të arrestuar.

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...