Paga vjetore e Mbappes në Real Madrid e trondit Ronaldon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Ronaldo Nazario ka mbetur i mahnitur nga paga vjetore që thuhet se Kylian Mbappe do ta fitojë në Real Madrid nga sezoni i ardhshëm, pas lajmeve se francezi ka arritur marrëveshje me gjigantin spanjoll.

Real Madridi ka arritur marrëveshje për ta marrë falas yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, në verë, sipas gazetës gjermane Bild.

 

Yllit francez i skadon kontrata me PSG-në më 30 qershor dhe kjo nënkupton se ai është i lirë të largohet falas në verë.

Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar në botë, me pagë vjetore prej 50 milionë eurove, sipas të përditshmes gjermane.

Duke folur për Bobo TV, Ronaldo tha: “Ai është shumë i fortë, e ka shpejtësinë dhe ftohtësinë përballë portës, të cilat do t’i ndihmojnë të bëhet numër një”

“Dhe kam lexuar lajme se ai do të shkojë në Real Madrid dhe do t’i fitojë 50 milionë euro në vit. E kemi krijuar një gjeneratë të re (qesh). Industria e futbollit po rritet aq shumë saqë është e drejtë që yjet të fitojnë shumë e më shumë para”.

Ai shtoi: “Nëse sot është kështu, është sepse kishte lojtarë të cilët i frymëzuan ata, siç bëmë ne”.

Real Madridi ka shumë kohë që bën përpjekje të mëdha për ta blerë Mbappen nga PSG-ja, por ka dështuar deri tani për shkak të ngurrimit të gjigantit francez për ta lëshuar 23-vjeçarin.

Verën e kaluar, PSG-ja i hodhi poshtë dy oferta të majme të Madridit, përfshirë një në vlerë 200 milionë euro, për Mbappen, me shpresën se do ta bindte atë të nënshkruante marrëveshje të re me klubin dhe ta zgjaste qëndrimin në kryeqytetin francez.

Por sipas Bild, kalimi i Mbappes në klubin e ëndrrave është tashmë çështje e mbyllur dhe ai do t’i bashkohet Madridit në verë pa asnjë qindarkë, pasi e hodhi poshtë çdo ofertë të PSG-së për të qëndruar në Parkun e Princave./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...