Pafuqia e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

PUBLIKUAR

Deklarata e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shpërfaqë asimetrinë e pozicionit të Bashkimit Evropian në raport me Kosovën në kuadër të dialogut me Serbinë, si dhe është marrje përsipër e kompetencave joekzistuese, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe Serbi, Agon Maliqi dhe Dushan Janjiq.

Në një konferencë të përbashkët për media me Borrellin në Bruksel më 7 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë 33 marrëveshje që janë arritur në Bruksel, por Beogradi insiston në zbatimin e vetëm njërës, atë të Asociacionit, por të cilën, siç tha ai, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar si marrëveshje jokushtetuese.

Por, Borrell, insistoi se kjo ishte njëra prej marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë duhet të respektohet, duke e vlerësuar marrëveshjen për Asociacionin si më të rëndësishmen. Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton themelimin e Asociacionit.

“Kështu që, më vjen keq, por na duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Borrell.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...