Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, ka njoftuar se deri tani përreth liqenit të Ujmanit janë rrënuar dhe vazhdon rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike në zonën e Ujmanit.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Pacolli ka shkruar se ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihget edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Postimi i saj i plotë:
Vazhdon rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike në zonën e Ujmanit.
Deri tashti janë rrënuar 17 objekte/vila përreth liqenit të Ujmanit.
Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit.


