“Pacientëve në kujdes intensiv i duhen deri në 5 vite për tu rikthyer në normalitet”, tha konsulenti i kujdesit kritik

PUBLIKUAR

Konsulenti i kujdesit kritik, Zudin Puthucheary tha se mund të nevojiten deri në 5 vite përpara se pacientët e shtruar në njësitë e kujdesit intensiv për shkak të COVID-19 t’i rikthehen jetës normale.

Ai gjithashtu theksoi se të pavaksinuarit përbëjnë shumicën dërrmuese të pacientëve në njësinë e kujdesit intensiv për momentin.

“Shumica dërrmuese e tyre mbijetojnë, 60% përkatësisht. Por kjo mbijetesë vjen me një kosto të madhe dhe kjo ka nevojë për rehabilitim. Ne nuk kemi staf, kemi burime për të rehabilituar këta pacientë dhe mund të nevojiten deri në pesë vite para se ata t’i rikthehen normalitetit. Por 40% e këtyre njerëzve po vdesin dhe nëse do të ishin të vaksinuar ata do të shpëtonin,” përfundoi ai/abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...