Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek varri i presidentit Rugova: Arriti të bëjë bashkë popullin e Kosovës

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Presidentja Osmani tha se presidenti Rugova arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës dhe të ndërtoj miqësi. Ndërkaq kryeministri Albin Kurti tha se Ibrahim Rugova para se të ishte president ishte intelektual, njeri paqësor dhe i qetë, racional e humanist dhe dha kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës ,raporton Gazeta Express.

“Sot është 16 vjetori i shkuarjes në amshim të arkitetektit të pavarësisë së Kosovës presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai punoi dhe veproi në një kohë të vështirë për popullin e Kosovës por përkundër kësaj ai arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës dhe arriti të ndërtoj miqësi të mëdha për të arritur lirinë dhe pavarësinë. Kujtimi për të do të jetojë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Kosovës përjetësisht”, tha Osmani.

“Presidenti Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës i zgjedhur me votë popullore i zgjedhur në maj 1992 dhe më pas është edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar i zgjedhur nga Kuvendi më 4 mars 2002. Dr. Ibrahim Rugova edhe para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar njeri paqësor dhe I qetë racional dhe humanist. Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe në ndërkombtarizimin e çështjes së Kosovës. Ne e shënojmë 16 vjetorin e vdekjes së tij në të njëjtën kohë ndodhemi në një vit kur do ta shënojmë 20 vjetorin e tij si president i parë me 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë me 24 maj. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”, ka thënë Kurti

SHIKO MË SHUMË

Java nis e nxehtë: Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta...

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...