Osmani dekreton 20 gjyqtarë me mandat fillestar

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar të martën 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes, gjyqtarët e rinj u zotuan se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri”.

Presidentja Osmani theksoi se “drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror”.

Ajo shtoi se “gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë”. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....