Osmani dekoron kryeministrin dhe spitalin kroat për kujdesin ndaj kosovarëve të aksidentuar në Sllavonski Brod

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe spitalin “Dr.Josip Dr.Josip Benčević” të Sllavonski Brodit, raporton Express

Në një njoftim nga Presidenca, bëhet e ditur se Presidentja Osmani e ka dekoruar Kryeministrin kroat me motivacionin për kujdesin, shpejtësinë e reagimit dhe solidaritetin e shtetit kroat, në rastin e aksidentit të 25 korrikut të këtij viti, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë dhe u lënduan 26 të tjerë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, të cilin e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, me motivacionin për kujdesin, shpejtësinë e reagimit, solidaritetin dhe humanizmin e shtetit kroat në rastin e aksidentit tragjik të 25 korrikut të këtij viti në afërsi të Sllavonski Brodit, kur humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës dhe u lënduan 26 të tjerë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se me të njëjtën medalje, Presidentja Osmani ka dekoruar edhe Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Josip Benčević” të Sllavonski Brodit për humanizmin, përkushtimin dhe profesionalizimin e dëshmuar në trajtimin e të aksidentuarve.

Në njoftim bëhet e ditur se Osmani ka përmendur rrezikun e destabilizimit të rajonit, siç thuhet nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentë të tyre në Serbi.

“Ndërkaq duke folur për situatën aktuale politikë në Kosovë e më gjerë, Presidentja Osmani ka përmendur rrezikun e destabilizimit të rajonit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentë të tyre në Serbi. Sipas Presidentes Osmani, dialogu më Serbinë duhet të marrë fund me njohjen e ndërsjellë, teksa ka hedhur poshtë çfarëdo ideje, e cila synon trajtim jo të barabartë të Kosovës në kontekstin rajonal”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...