Osasuna e ndal Barcelonën me një gol të vonshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Osasuna e ka ndalur Barcelonën me një barazim 2:2 të dielën, megjithëse e kishte gjetur veten dy herë në disavantazh.

Osasuna ia doli ta barazojë dy herë rezultatin në të dy pjesët falë golave nga David Garcia dhe Chimy Avila, pasi Nico dhe Abdessamad Ezzalzouli e kishin kaluar skuadrën e Xavit në epërsi me golat e tyre të parë për katalonasit, raporton Gazeta Express.

Barcelona vinte nga një humbje e hidhur kundër Real Betisit në ndeshjen e kaluar por dështoi të kthehej në binarët e fitores në Pamplona.

Si pasojë, Barça ngel në vendin e tetë në La Liga me 24 pikë, plot 15 pikë larg liderit dhe rivalit Real Madrid, si dhe pesë pikë larg top katërshes.

Osasuna, e cila i kishte humbur tri prej pesë ndeshjeve të fundit, ngrihet në vendin e 10-të me 22 pikë.

Katalonasit e kishin ndeshjen nën kontroll duke e mbajtur topin në këmbë shumicën e kohës, por krijuan më shumë se vendasit për t’i merituar tri pikët.

Nico shënoi nga afërsia për ta thyer akullin në minutën e 12-të, pasi u shërbye nga Gavi. Ky ishte goli i tij i parë në fanellën e Barçës.

Por Garcia e barazoi rezultatin menjëherë duke shënuar gol të bukur me kokë pas një harkimi nga goditja e dënimit.

Ezzalzouli e ktheu epërsinë e vizitorëve në minutën e 49-të, kur shënoi me gjysmë vollei nga afërsia pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Xavit. Ky ishte goli i parë i marokenit 19-vjeçar për katalonasit, po ashtu.

Megjithatë, katër minuta parafundit të kohës së rregullt, Avila ia mohoi triumfin Barçës dhe ia siguroi një pikë Osasunës duke e mposhtur portierin Marc-Andre ter Stegenin me një goditje të devijuar nga largësia.

Golat dhe rastet

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...