Organizohet protestë të shtunën kundër shtrenjtimit të rrymës

PUBLIKUAR

Partia Socialdemokrate e ka thirrur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të shtunën, raporton Gazeta Express.

“Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, takohemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

PSD-ja thotë se Qeveria është rreshtuar me KEDS-in the po i bën zgjdihje kësaj kompanie.

“Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?””, thotë PSD.

Sipas kësaj partie, Qeveria ka dalë në anën e KEDS-it dhe në anën e bizneseve të mëdha private, të cilat nuk preken nga tarifat e reja të energjisë elektrike, të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

“Qeveria ka marrë anë. Është reshtuar me bizneset e mëdha private. Të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës. Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

“Këto vendime të gabuara kanë opozitë në këtë vend. Dhe kanë opozitë të madhe. Prandaj ftojmë gjithë opozitën e shtrenjtimit të energjisë elektrike që të bashkohemi në protestë”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...