Onana do t’i bashkohet Interit gjatë verës

PUBLIKUAR

Portieri i Ajaxit nuk do të rikthehet në Barcelonë dhe do të transferohet sigurt tek kampioni italian

Interi duket se e ka siguruar portierin e së ardhmes.

“Nerazzurri” në fakt kanë arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, Andre Onana.

25 vjeçari do të jetë lojtar i lirë në muajin qershor dhe me këtë rast mund ta zgjedh vetë ekipin e tij të ardhshëm.

Dhe, mediat italiane sigurojnë se kamerunasi nuk do të rikthehet në Barcelonë.

Me këtë rast, ai do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë, përcjell “Gazeta Express”.

Thuhet se marrëveshja verbale në mes të palëve është arritur qysh në muajin korrik të vitit që shkoi.

Onana shihet si pasardhës ideal i portierit aktual, Samir Handanovic.

Kamerunasi ka shfaqur siguri në kampionatin holandez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...