Onana bëhet i Interit

PUBLIKUAR

Portieri kamerunas ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Zikaltrit”, do t’ju bashkohet gjatë verës

André Onana është futbollist i ri i Interit.

Portieri kamerunas në fakt ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin aktual italian.

Portieri aktual i Ajaxit i ka kryer paraprakisht me vizitat mjekësore me sukses, shkruan “Gazeta Express”.

Ai do t’i bashkohet ekipit “Zikaltër” gjatë korrikut të këtij viti, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.

Sipas mediave italiane, ish-portieri i Barcelonës do të paguhet 3 milionë euro në vit.

Ai shihet si pasardhësi ideal i portierit aktual, Samir Handanovic. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...