Odaloviq nuk lejohet të hyjë në Kosovë, Kurti kishte kërkuar të largohej nga delegacioni serb në dialog

PUBLIKUAR

Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në qeverinë serbe, Veljko Odaloviq, sot nuk është lejuar të vijë në Kosovë, shkruan portali serb, “Kossev”. Odaloviq, i cili raportohet se planifikoi të takohej me përfaqësuesit e familjeve të serbëve të zhdukur nga Kosova, është ndaluar nga Policia e Kosovës në kufi, transmeton Gazeta Express.

As Veljko Odaloviq, e as Andin Hoti si kreu i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë nuk morën pjesë në takimin e organizuar në Graçanicë nga koordinatorja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur, Silvana Marinkoviq dhe përfaqësuesi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Negovan Mavriq.

Ndërsa Odaloviq raportohet se nuk u lejua të hynte në Kosovë, “Kossev” raporton se Hoti nuk pranoi të merrte pjesë në takim pasi në ftesë shkruhej “Kosovë e Metohijë”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të tij të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kishte kërkuar që Odaloviq të largohej nga delegacioni serb.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik (shefi) i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq”, kishte deklaruar Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...