Nxënësit të gjimnazit në Malishevë i gjenden armë zjarri e fishekë në çantën e librave, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Një nxënësi të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, i janë gjetur një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë në çantën e librave, gjatë një inspektimi, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nyset Xhurkaj.

Datë 26.01.2022 rreth orës 09:00 të mëngjesit nga e  stafit të Gjimnazit ,,Hamdi Berisha” në Malishevë Stacioni policor – Malishevë është informuar se gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit- të miturit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një armë zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për te njëjtën armë”, ka thënë Xhurkaj.

Ai ka bërë me dije se nxënësi është shoqëruar në stacion policor dhe në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim.

“Patrulla policore ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin policor në Malishevë nga i cili në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim.

Arma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar, është informuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka udhëzuar të iniciohet procedurë penale për armëmbajtje pa leje, si dhe i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Xhurkaj./Express

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Prishtinës mban seancë solemne për 27-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit

Në shënim të 27-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, Kuvendi Komunal i kryeqytetit ka mbajtur...

FSK, Policia dhe KFOR-i largojnë 91 predha të Luftës së Dytë Botërore në Vushtrri

Në një operacion të përbashkët, ekipi i EOD-së BRAVO 3 i Forcës së Sigurisë...

Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje...