Nusja e Drenicës’ kërkon që Kosova dhe Rusia të i zgjedhin problemet në mënyrë paqësore

PUBLIKUAR

Ariana Lirey, është e dashura ruse e reperit kosovar, Don Xhonit.

 

Ata ranë në dashuri me njëri tjetrin përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Takimin e parë së bashku e kanë zhvilluar në Dubai ku edhe zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Pas kësaj ajo ka filluar edhe një online ku po mëson gjuhën shqipe.

Por kjo nuk është e gjitha ku ajo përmes një postimi në Instagram, ka sqaruar se shteti i saj, Rusia, çdo konflikt mund ta zgjidh mënyrë paqësore, jo me luftëra. Këtu ceku saktë për raportet mes Rusisë dhe shtetit shqiptar.

‘Unë mendoj se çdo person mbron të drejtat dhe vendin e tij. Por duke pasur parasysh situatën në vend, urrejtja është marrëzi. Rusia konsiderohet si vendi më i madh në botë. Çdo konflikt politik zgjidhet në mënyrë paqësore, jo me luftëra. Kjo është arsyeja pse ne mund të lëvizim në botë pa asnjë ndalim qarkullimi. Qoftë Shqipëria apo Serbia. Unë nuk e konsideroj këtë temë për të diskutuar pikëpamjet e mia për jetën. Rusia luftoi me Gjermaninë për 4 vite. Ne e fituam këtë luftë, por çdo gjerman është i mirëpritur në vendin tonë. Qielli i qetë mbi kokën tuaj duhet të jetë çdo kund. Kjo është gjithçka që doja të them’, shkroi ajo në Instastory.

Don Xhoni është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...