Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

PUBLIKUAR

Ndërsa po numërohen votat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën, kryetarët e partive politike kanë parë mostrat e para nga rezultatet lidhur me mbështetjen për ta.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 72,013 vota, kur janë numëruar 31,18% e numrit total të tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, aktualisht ka 34,291 vota.

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili garoi si i dyti në listën zgjedhore të partisë, ka aktualisht 20,855 vota.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini – i cili nuk ka shumë kohë që e mori drejtimin e partisë prej Ramush Haradinajt dhe garoi si bartës i listës, ka aktualisht 11,777 vota.

 

SHIKO MË SHUMË

Trepça largon përkohësisht nga puna pesë punëtorë, dyshohen se u paguan për vikend pa qenë në vendin e punës

Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna pesë punonjës, në Njësinë Biznesore...

‘‘Qytetarët janë të pakënaqur’’, Cakolli: Nëse s’ka marrëveshje politike, në fund të vitit Kosova sërish në zgjedhje

Hulumtuesi i Demokracisë në Veprim Eugen Cakolli tha se zgjedhjet e 7 qershorit ndonëse...

Urimet e figurave kryesore të PDK-së për Vetëvendosjen, sinjal për bashkëpunim politik pas zgjedhjeve?

Shaqir Totaj dhe Agim Aliu kanë uruar publikisht Vetëvendosjen për fitoren, duke bërë thirrje...