Numër i madh i protestuesve në Hagë, thërrasin njëzëri “UÇK”

PUBLIKUAR

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe diaspora shqiptare janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga pamjet që ka dërguar gazetarja Rina Mujku, e cila po përcjell protestën atje, shihet një numër madh i protestuesve në parkun afër muzeut Madurodam në Hagë, që thërrasin njëzëri “UÇK”

Me flamujt kuq e zi dhe të UÇK-së, pankarta dhe këngë patriotike, protestuesit po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Në disa nga pankartat e mbajtura nga protestuesit shkruhet: “Disclose. Don’t Delay. Defend Fair Trial” që në shqip do të thotë: “Zbulo. Mos vononi. Mbroni një gjykim të drejtë”, duke kërkuar respektimin e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

U arrestuan dje – Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për 9 të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti...

PDK pas miratimit të deklaratës në Kuvend: Tani radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të deklaratës për aktgjykimin...

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Arian Tahiri nga PDK ka propozuar sërish Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të...