Nuk zhgënjen Distria Krasniqi, kalon në çerekfinale

PUBLIKUAR

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Grand Prix të Portugalisë.

Kampionia Olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë, shkruan Gazeta Express.

Distria e nisi mbarë duelin duke fituar një Waza-ari, ndërkohë francezja mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.

Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë.

Kujtojmë se dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan më herët.

Në çerekfinale, Distria Krasniqi do të përballet me fituesen e duelit mes serbes Nadezda Petrovic dhe spanjolles Ariane Toro Soler. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...