Nuk pritej, edhe Beniada acarohet në Big Brother

PUBLIKUAR

Ditën e djeshme është acaruar debati mes dyshes së Big Brother.

 

Monika dhe Beniada i kanë ngritur tonet e zërit në dhomën e ndjenjës njëra-tjetrës, shkruan lajmi.net.

Në momentin kur të gjithë banorët kanë komentuar ngjarjet më të bujshme në shtëpi, Beniada i ka kërkuar Monikës të mos imitojë askënd.

Monika nuk ka qëndruar e qetë teksa ka bërtitur duke e pyetur se çka ka qenë duke bërë.

 

“Turp të kesh”, i është drejtuar pak më vonë Beniada e nervozuar Monikës.

Ndryshe, ky debat i Beniadës ishte i papritur sepse ajo njihet për qetësinë e saj dhe pothujase çdoherë krijon atmosferë pozitive brenda shtëpisë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...