“Nuk mund të punojë asgjë, kërkoj dëmshpërblim nga kjo gjykatë”, thotë dëshmitari në rastin e Mustafës

PUBLIKUAR

Ka vazhduar seanca ndaj ish eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, ku dëshmitari i parë në këtë proces para gjyqit ka thënë se ka pësuar lëndime nga rrahjet dhe siç ka thënë ai që nga ajo kohë nuk mund të punojë asgjë teksa ka kërkuar edhe dëmshpërblim nga Gjykata Speciale.

Dëshmitari thotë se nga rrahjet lëndime ka marrë në dorë, kokë, gisht e dhëmbë.

“Dorën e kam të thyer në tri vende që më kanë rrahur. Pastaj, nuk e kam ditë por ka ndodhë që një ditë i kam pirë 10 ilaçe të kokës dhe kam shkuar tek mjeku ka konstatuar se duhet të bëhem operacion për shkak të rrahjes. Gishtin e mesit të dorës së djathtë e kam të thyer, dhëmbët e thyer. Krejt trupin të llomitur”, është shprehur dëshmitari, identiteti i të cilit mbetet sekret, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai thotë se të gjithë dhëmbët i ka të thyer, pas rrahjeve që sipas tij ka marrë me shqelma e boksa teksa thotë se edhe nofullën e ka pasur të lënduar për një kohë.

SHIKO MË SHUMË

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...

Vërmicë: Ndalet një veturë me katër shtetas të huaj, dyshohet për kontrabandë me migrantë

Njësiti policor ka ndaluar një automjet në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ku brenda tij...