“Nuk kemi më mundësi” – Momenti kur Konjufca nuk ia jep fjalën Haki Abazit në Kuvend

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës së djeshme në Kuvend nuk ia ka dhënë fjalën deputetit të VV-së, Haki Abazit, shkruan Express.

Konjufca nuk ia ka dhënë fjalën Abazit me arsyetimin se nuk ka mundësi. E në seancën e sotme të Kuvendit, Abazi nuk mori pjesë fare.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet duke përmendur disa faktorë që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.

“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi.

“Haki je paraqit po s’po e di për çka. Haki ajo ka qenë kundër replikë nëse ta ka përmend emrin tani nuk kemi më mundësi. Faleminderit” thotë Konjufca  në Kuvend.

SHIKO MË SHUMË

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll...

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur publikisht shqetësimin e saj për...

KQZ: Rezultatet përfundimtare shpallën pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për RTV21 se...