Nuk kalon propozimi i Vetëvendosjes që në Kuvendin e Prishtinës të diskutohet për mbeturinat

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka propozuar që në seancën e Kuvendit Komunal të diskutohet për çështjen e mbeturinave.

Por ky propozim nuk ka kaluar.

“Sot, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, propozuam që të diskutohet për gjendjen alarmante me mbeturinat në kryeqytet. Vetëm 15 asamblistë e mbështetën këtë propozim, kurse 25 votuan kundër. Kundër diskutimit. Pra, jo kundër një partie. Kundër debatit për pastërtinë e qytetit”, ka shkruar shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes Gëzim Sveçla.

Ai ka shprehur keqardhje për këtë. “Kur shumica nuk pranon as të diskutojë për një problem që e sheh çdo qytetar para derës së shtëpisë, atëherë kemi problem më të madh se vetë mbeturinat. Keqardhje për këtë qasje. Dhimbje për Prishtinën”, ka shkruar Sveçla.

SHIKO MË SHUMË

Kryetari i Sindikatës jep detaje për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Xhelal Jashari, në një intervistë për...

Rama: Kam ftuar të gjitha partitë për bashkëqeverisje, pres përgjigje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është në komunikim me...

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka...