Norwichi ka tre emra në mendje për trajner, njëri nga ta Lampard

PUBLIKUAR

Norwich City ka ngushtuar listën e trajnerëve që dëshiron në stol. Tre të preferuarit e klubit anglez janë Dean Smith, Frank Lampard dhe Ralph Hasenhuttl.

Norwich City shkarkoi trajnerin Daniel Farke të shtunën, pak orë pasi arritën fitoren e parë të sezonit ndaj Brentfordit, shkruan Gazeta Express.

“Kanarinat” kanë aranzhuar një takim me ish-trajnerin e Chelseas, Frank Lampard për këtë javë, teksa edhe Dean Smith është i hapur për bisedime pas u shkarkua të dielën nga Aston Villa.

Hasenhuttl po shihet si alternativë më pak e mundshme, pasi ai momentalisht është trajner i Southamptonit dhe gjithashtu i lidhur me Aston Villan për një kalim të mundshëm.

Ndërkohë, bordi drejtues i Norwichit ka admirim për Hasenhuttl për punën që ka bërë me Southamptonin, por e pranojnë se do të jetë e vështirë ta joshin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...