Nominuan Dj Dagz-in, si funksionoi karma për pak sekonda drejt Donaldit dhe Beatrixës?

PUBLIKUAR

Nominimi zinxhir i spektaklit të së martës, shkaktoi trazira brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri.

 

Nominimi i banorit i cili edhe u eliminua të martën, ndryshoj paksa edhe situatat brenda “Big Brother VIP Albania”, shkruan lajmi.net.

Dagz ishte ai i cili la shtëpinë e famshme, gjithashtu edhe partneren e tij, moderatoren, Eixhel Shkira e cila nuk e përjetoi edhe pozitivisht daljen e tij nga “Big Brother”.

Në vazhdim, banori, Donald Veshaj bashkë me këngëtaren, Beatrix Ramosaj nuk e shpëtuan nga nominimi Dj Dagz-in. Beatrix zgjodhi Egzonën, ndërsa Donaldi shpëtoi banorin e ri, balerinin, Dritan Brama.

Sidoqoftë, kjo gjë që i shkaktuan Dj Dagz duke e nominuar për të dal nga shtëpia, bëri që për pak sekonda t’iu kthehet boomerang, Beatrixës dhe Donaldit ku ‘hakun’ e tij e mori karma.

Karma në këtë rast ishte banori i ri, Arbër Sulstarova i cili përmes ‘Kutisë së Pandorës’, çoi në nominim çiftin bashkë me Einxhel.

Duke iu dhënë, siç e quajti Arbri një ballafaqim të denjë mes tyre.

Ndryshe, tre banorët e nominuar janë më të diskutuarit dhe është e vështirë të jepet mendimi se cili nga ta do lë shtëpinë të premten./Lajmi.net/ 

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...