Një yll shqiptar do të moderojë MTV EMA Awards (Video)

PUBLIKUAR

Bebe Rexha po vazhdon të korr suksese në arenën ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare së fundi ka marr detyrën e së qeni udhëheqëse e një prej eventeve më të mëdha muzikore botërore.

Bebe do të udhëheq ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘EMA MTV Awards’, i cili këtë vit do të zhvillohet në Rotterdam të Holandës, transmeton Telegrafi.

“Jam shumë e emocionuar me faktin që do të jem udhëheqëse e MTV EMA Awards. Me të vërtetë po ndodh”, ka shkruar Bebe në Instagram.

Ndryshe, ceremonia e MTV EMA do të zhvillohet më 6 nëntor në Rotterdam të Holandës.

Vlen të theksohet se këngëtarja nga Dibra është nominuar në kategorinë për yllin e ri më të mirë dhe në atë për depërtimin më të mirë në skenën botërore, kurse Dua Lipa vetëm në kategorinë për depërtimin më të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë: “Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas”

Vrasja e 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë,...

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...