Një tjetër skuadër e do Bardhin, përveç Milanit

PUBLIKUAR

Lojtari me origjinë shqiptare që luan me Levanten në  La Liga, është kthyer në një nga lojtarët e kërkuar në këtë merkato.

Skuadra spanjolle nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin spanjoll, teksa në 21 ndeshje ka arritur të marrë vetëm 2 fitore duke u pozicionuar kështu në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Sipas “Superdeporti”,  Enis Bardhi mund të largohet nga Levante për të nisur një eksperiencë të re në kampionatin Italian.

Pas Milanit, raportohet se edhe Torino është vënë në ndjekje të shqiptarit, kontrata e të cilit me Levanten përfundon në fund të këtij sezoni. 26-vjeçari ka 3 gola e dy asistime në 16 ndeshje të luajtuara në këtë sezon në La Liga.

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...